Këngëtari i njohur Blero Muharremi së fundmi është larguar me dëshirë nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh pasi ka pasur një ngarkesë shumë të madhe emocionale.

Së fundmi ai është shprehur mirënjohës për këtë eksperiencë, ndërsa tha që prej kohësh e ka kuptuar që nuk mund të qëndrojë gjatë brenda kësaj shtëpie sepse gjatë gjithë kohës ishte në luftë më veten për shkak se kishte vetëm një fytyrë.
“Jam shumë falënderues për platformën, por arrita në një pikë ku nuk mund të vazhdoja. Këto mendime më kishin kaluar nëpër mend për një javë ose ndoshta dhjetë ditë. Unë isha në luftë me veten, dhe përkundër se kuptoj se formati ‘Big Brother’ bën të mundur shfaqjen e personazheve të ndryshme, e kuptova se unë kam vetëm një fytyrë për të treguar”, tha ai.

