15 Qershor, 2018

Ky është reperi shqiptar që paguhet 100 mijë euro për një koncert


Unikkatil është një prej reperëve më të njohur e më të suksesshëm. Këngët e tij kthyer në hite dhe dëgjohen ngado.

Pavarësisht se nuk performon shpesh në vendin e tij dhe nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai është një ndër reperët më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Unikatil së fundmi është rikthyer në muzikë dhe ka zbuluar se do të nisë një tur koncertesh nëpër Evropë. Zakonisht në eventet që ai organizon mbledh mijëra persona.

Por ajo që ka habitur më së shumti është se sa fiton reperi për një koncert. Këtë e kanë zbuluar mediat kosovare.

Për “Prive”, organizatorët e koncerteve kanë thënë se Unikatil paguhet 100 mijë euro për të performuar në një koncert gjatë verës.

 

 

© Panoramaplus.al