Pete Davidson e fshiu sërish Instagramin e tij që e rihapi pas 4 vitesh. Por përpara se ta mbyllte ai publikoi një video nga projekti e tij i ardhshëm, filmi “The Home”.

Dhe cikli vazhdon.
Pete Davidson fshiu llogarinë e tij në Instagram, @pmd, edhe një herë pasi u qëndroi në aplikacion për shtatë ditë. Por përpara se llogaria e tij të çaktivizohej, ai postoi një video. Postimi i tij i parë dhe i vetëm në këtë rrjet social ishte një video që përmbante pamje nga filmi i tij. Ai ndau një klip nga prapaskenat, duke shkruar krah saj: “Ata po më lënë të shtoj dialogun tim në “The Home”.
Ai zbuloi se do të vazhdonte të përdorte Instagramin për të mbajtur të informuar ndjekësit e tij rreth jetës profesionale, duke shkruar, “Mirëseerdhët në Instagramin tim. Kjo është përmbajtja që ju mund të prisni nga unë.”
The Home është thriller dhe horror i krijuar nga shkrimtari, regjisori dhe producenti i ‘The Purge”, James DeMonaco. Sipas Deadline, Pete pritet të luajë rolin e një burri problematik që fillon të punojë në një shtëpi të moshuarish dhe kupton se banorët dhe kujdestarët e saj mbajnë sekrete të liga.
Një nga gjërat e pakta që Pete ndryshoi në llogarinë e tij në Instagram ishte bio e tij, siç raportohet nga BuzzFeed News.
pete’s new post on instagram!! “They’re letting me add my own dialogue to The Home #welcometomyinstagram #thisisthetypeofstuffyoucanbeexpecting” pmd on instagram pic.twitter.com/3aQMevfFbN
— pete davidson updates (@davidsonpics) February 23, 2022
Të marten ai vendosi në bio një link YouTube që çonte në një klip 10 sekondash të filmit të Rupert Pupkin të vitit 1982, ku Rupert thotë: “Shiko unë e kuptoj kështu, më mirë të jesh mbret për një natë sesa një budalla për një jetë.”
Fansat e Pete spekuluan se kjo video ironizonte Kanye “Ye” West, i cili prej javësh e sulmon në rrjetet sociale për lidhjen me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.
Ylli i King of Staten Island kishte vendosur në foton e profilit James Stewart nga filmi i vitit 1946 “It’s a Wonderful Life”, teksa i bëri “follow” vetëm Sebastian Stan dhe Kim përpara se të tërhiqej sërish nga aplikacioni i mediave sociale.
© Panoramaplus.al
