Eshtë 18 vjeç dhe gëzon famë në “Instagram” për mënyrën se si përdor grimin në fytyrën e tij. Kevi Kodra është një djalë shqiptar me rezidencë në Kanada. Djaloshi mban varësen me flamurin shqiptar në qafë, edhe pse është rritur në Toronto të Kanadasë.

“Kam kujtime që nuk do t’i harroj kurrë. Falënderoj çdo njeri që më ka mbështetur çdo ditë. Nga miqtë te familja, përfshirë ju ndjekës, nga thellësia e zemrës sime”, shkruajti ai në fotografinë e diplomës, ku gjithashtu shfaqej i lyer me shumë rigorozitet. Pamja e tij u bë virale brenda 24 orëve, duke arritur 18 mijë pëlqime dhe 800 komente, që e pyesnin për teknikat që përdor në grim.
Ndër shqiptarët e njohur në të gjithë botën për mënyrën e aplikimit të grimit është Mario Dedivanovic dhe Ariel, por Kevin ka diçka të veçantë, pasi preferon që teknikat e make-up-it t’i aplikojë te vetja. Ai ka rrëfyer se harxhon rreth 4 orë për të bërë make-up-in e tij ndërkohë që edhe Kim Kardashian e ka përmendur si dashamirës të linjës së saj të produkteve kozmetike dhe si një model të mirë të grimierit. Ne u bëmë kuriozë për të mësuar më shumë për jetën e Kevinit dhe pamë që për të kanë shkruar disa media prestigjioze si: “cosmopolitan.com”, “teenvogue. com” etj..

Ai ka vazhduar një shkollë të mesme katolike, ndërkohë që në “Instagram” nuk duket edhe aq strikt në mënyrën e jetesës. “Teenvogue” shkruan ndër të tjera: “Kodra vjen nga një ‘sfond tradicional shqiptar’, por shpjegon se babai i tij ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj së bashku me dy shokët e tij më të mirë”. I pyetur nëse ai ka përjetuar ndonjë reagim negativ, Kodra shpjegon se ai ka një filtër në komentet e tij të “Instagram”, i cili lejon që ai të jetë në shënjestrën e urrejtjes.
Kodra u diplomua në qershor dhe planifikon të shkojë në Universitetin Ryerson ose York University, vitin e ardhshëm, ku shpreson të ndjekë artet mediatike. “Dua që djemtë e vegjël dhe vajzat të dinë se nuk duhet të jenë femërore apo mashkullore – mund të jenë gjithçka që duan”, thotë Kevin. Por ai nuk mjaftohet duke shfaqur vetëm artin e tij si grimier. Kevin tregon sesi bën botoks dhe filler për të bërë të përsosur portretin e tij, si dhe nuk ngurron të tregojë në “Instastory” për miqtë e tij meshkuj, me të cilët ka lidhje më shumë se miqësore.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
