18 Nëntor, 2020

Ky aktor i famshëm i “Black Panther” emërohet mashkulli më seksi në botë


Aktori i “Black Panther”, Michael B. Jordan është mashkulli më seksi në botë, sipas revistës People.

33-vjeçari është mashkulli i tretë me ngjyrë radhazi që fiton këtë titull.

“Është mirë të jesh pjesë e kësaj,”– tha Michael në një intervistë për People, pasi u shpall mashkulli më seksi.

Jordan filloi karrierën e tij si aktor kur ishte fëmijë me shfaqje si  “All My Children” dhe më pas u ngjit në karrierë duke u bërë një nga aktorët më të suksesshëm të Hollywood.

Aktori, titulli i të cilit u njoftua në shfaqjen televizive “Jimmy Kimmel Live !”, ndiqet nga këngëtari John Legend dhe aktori britanik Idris Elba, të cilët u emëruan si burrat më seksi përkatësisht në vitet 2019 dhe 2018.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al