Në një vend të vogël si Shqipëria, nuk është çudi që gjatë një bisede njerëzit të dalin kushërinj me njëri-tjetrin.

Diçka e tillë ndodh edhe me VIP-at. Duhet të ishte urimi për pjesëmarrjen e Evi Reçit në Kënga Magjike, që Ronela Hajati të zbulojë se vajzat janë kushërira.

“Suksese kusho! Një yllkë!”-ka shkruar ajo në postimin e bërë me videon e Evit në prezantimin e këngës së saj në “Kënga Magjike”. Kujtojmë këtu se Evi Reçi është kushërira edhe e motrave Vjollca. Ajo është parë shpeshherë në udhëtime apo evente familjare me to.
© Panoramaplus.al
