U diskutua gjatë se reperi i njohur Majk dhe partnerja e tij Melita Nushi nuk janë më bashkë. Dyshja asnjëherë nuk reagoi në lidhje me këtë, por një video e publikuar së fundmi vërteton të kundërtën.

Majk dhe modelja kosovare janë kapur mat ditën e djeshme pasi ishin të pranishëm në një event. Në një video të publikuar nga “Kohavizion” çifti është parë përkrahë njëri-tjetrit, ndërkohë që në një moment kanë shkëmbyer një puthje pasiononte përpara të gjithëve.

Gjithashtu pas përfundimit të eventit ata janë parë të largohen së bashku si çift. Ndërsa kujtojmë se Majk ka edhe një djalë me ish-të dashurën Majlinda Zeka.
Panorama Plus

