“Nuk njoh asnjë nga banorët” është fjalia që tha gazetarja Ledjona Xheladinaj sapo hyri në “Big Brother VIP”, duke shkaktuar debate të shumta mes konkurentëve.

Banorët ndihen shumë të ofenduar nga fjalët që gazetarja tha, ndërsa kjo e fundit është shprehur se ka shumë VIP-a që nuk i njeh askush.
Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe Meri Shehu e cila tha që kur je VIP nuk ka kuptim që të pyesësh se kush je ti.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Ka VIP-a që i njeh gjithë Shqipëria dhe ka VIP-a që nuk i njeh askush.
Meri Shehu: Në momentin që je një një program VIP-ash nuk mund të thuash kush je ti mi. Nuk bën sens. Njësoj si ta pyes edhe unë se kush është kjo.
Romeo: Nëse nuk të njohim ne ty të njohin yjet shpirt.
© Panoramaplus.al
