Mbrëmjen e djeshme, Luana Vjollca u drejtoi një pyetje të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Moderatorja i pyeti nëse i kishte marrë malli për Luanën brune, për të vendosur nëse duhej të ndryshonte ngjyrën e flokëve.

Para një ore, bukuroshja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, duke treguar se ka ndryshuar look.

Luana e mbajti fjalën dhe tashmë nuk është më bionde, por një brune (me flokë ngjyrë çokollatë).

“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?”, shkroi me shaka Vjollca krahas fotos.

Ajo kishte veshur një fustan të zi të shkurtër dhe të ngushtë, i cili i theksonte edhe më shumë linjat trupore, pasi tek beli kishte një detaj, që dukej si rrip.
© Panoramaplus.al
