4 Dhjetor, 2022

Cilat janë banoret e Big Brother Vip Kosova


 Big Brother VIP Kosova do të filloj këtë të hënë me datën 5 Dhjetor.

Big Brother Kosova VIP - big brother Kosova VIP

Produksioni ka arritur që të mbajë të fshehur shumë prej banorëve të shtëpisë, ndonëse përmes rrjeteve sociale kanë dhënë vazhdimisht indikacione për emrat e mundshëm që mund të futen. Sidoqoftë, Telegrafi ka arritur të zbulojë se dy nga emrat që do të futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë modelja Juliana Nura dhe këngëtarja Ana Kabashi.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova do të futet edhe aktorja dhe këngëtarja me prejardhje nga Suhareka, Shota Baraliu.

Teksa ishte brenda, moderatori, Alaudin Hamiti na tregoi si duket porta e famshme e BBVK dhe ne mezi po presim të shohim edhe gjithçka tjetër brenda.

 

Para disa javësh moderatori i reality-showt, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena e “Big Brother Vip Kosova.” Moderatori ka publikuar një foto në Instastory, ku nuk ka zbuluar shumë, por kjo është një nga pamjet e rralla të skenës, duke pasur parasysh se produksioni ka qenë mjaft i “fshehtë” në lidhje me detajet e programit.

 

 

© Panoramaplus.al