9 Tetor, 2020

Kush ia dhuroi? Fifi publikon fotot nga klipi i ri, por vëmendjen e marrin trëndafilat e kuq


Fifi dhe Ermal Fejzullahu do të publikojnë sot bashkëpunimin e parë mes tyre.

fifi (2)

Kënga do të titullohet “Përjetësi”. Nga fotot e publikuara deri më tani nga klipi, Fifi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe për shkak të rënies në peshë.

fifi (6)

E veshur me një xhaketë të zezë, këngëtarja ka marrë shumë komente pozitive në lidhje me look-un, por fotoja e fundit që publikoi në Instastory, i bëri të gjithë konfuzë.

fifi (6)3

Ajo mbante në dorë një buqetë me trëndafila të kuq dhe krah fotos shkruante: “Ndihem speciale”.

fifi (3)

Këngëtarja nuk e ka zbuluar personin që i ka bërë këtë dhuratë të bukur, por para pak kohësh ka treguar se është e dashuruar, por personi në fjalë jeton larg Shqipërisë. Megjithatë, Fifi duket se do ta mbajë larg syrit të mediave të dashurin e saj, ashtu siç është shprehur edhe vetë në intervista të ndryshme.

fifi (4)

© Panoramaplus.al