Sherri mes këngëtarëve të njohur u duk se mori përmasa të mëdha, e madje mediat i pasqyruan hap pas hapi sharjet dhe ofendimet e secilës palë.

Por mesa duket tani gjithçka ka marrë fund. Ka qenë Dj Blunt ai i cili ka lënë të kuptohet një gjë të tillë, nëpërmjet një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale.

Ai ndër të tjera, thotë: ‘Gjithçka murr fund me Plisat. Paqe”. Ndërsa i kontaktuar edhe nga “Gazeta Express”, Dj Blunt është shprehur se për Ledrin dhe Faton Shohin ka respekt ndërsa debati më Gjikon vazhdon ende.

“Na kemi arritur paqe vetëm me dy prej tyre, me Gjikon nuk do të arrijmë asnjëherë paqe dhe ai ka për të shkuar poshtë në karrierë. Nuk kam çfarë të them më shumë, për Ledrin dhe Fatonin kam respekt se janë nga Prishtina, as nuk kam çfarë ju bëj atyre as ata mua,” është shprehur ai.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
