8 Shkurt, 2018

Kush është rivalja e Putinit? Ish-modelja e “Playboy” kandidate për presidente (FOTO)


Babai i saj ishte mentor i Vladimir Putinit. Vet ajo është e njohur si blogere dhe yll i reality show-ve. Tani, Ksenia Sobchak kërkon të zëvendësojë presidentin Putinin në Kremlin.

Ajo përshkruhet në media si Paris Hiltoni i Rusisë, ndërsa ka shkruar një libër të titulluar “Si të martohesh me një miliarder”, por refuzon krahasimet me Hiltonin, duke i quajtur jo reale.

36-vjeçarja e cila ka qenë modele e “Playboy”, ka miliona ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ndërsa tani po kandidon për zgjedhjet për president më 8 mars.

“Mendoj se unë mund t’i bëj me të vërtetë njerëzit që të shkojnë dhe të votojnë kundër sistemit. Të votojnë për Ksenia Sobchak”, tha kandidatja për presidencën ruse.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al