3 Shkurt, 2018

Kush është më i suksesshëm? Rrëfehet çifti i famshëm i aktorëve


Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj janë dy prej aktorëve më të njohur në botë e artit dhe vazhdojnë karrierën e tyre me shfaqje të ndryshme. Ervini shfaqet me një emision në televizion, ndërsa Gladiola punon me shfaqje teatrale.

Bejleri dhe Harizaj gjithashtu janë edhe të martuar prej vitesh. Të ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, u pyetën se cili është më i suksesshëm? E sigurisht, të dy thanë për njëri-tjetrin duke treguar edhe arsyet.

“Vini është më i suksesshëm. E kam shumë zili pjesën, flas se talenti është në gjithë qenien, nuk është çështja vetëm se hipën aty. Është në punën që bën, në kërkimin, në mënyrën se si ndihesh. Nëse në punën që bëjmë të dy, në gërmimin jemi njësoj, ky ka një pjesë që unë se kam dhe duhet ta kenë gjithë profesionistët. Jo se unë jam amatore por përfshihem me gjithë qenien time, ndoshta në një mënyrë të gabuar dhe dëmtoj veten. Vini ka këtë që ndan rolin nga vetja, për të mos u përfshirë dhe është pjesë e talentit”, tha Gladiola.

“O çfarë pyetje. Për mua është Ola. Mua më pëlqen se Ola është totalisht e kundërta. Sepse bën pikërisht këtë, përfshirjen, pushtimin. Në këtë vend unë them se aktorë si puna e Olës, jo se është ime shoqe. Ditë pas dite, arti në Shqipëri goditet, jo nga kritika apo elementë që e bëjnë më të fortë, por gjigant, të madh, e çojnë në gjithë skutat, e bëjnë të magjishëm”, shprehet Bejleri.

© Panoramaplus.al