Një situatë e papritur ka ndodhur mes dy moderatorëve shqiptarë, Fjodora Fjorës dhe Ronaldo Sharkës.

Moderatori ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ditë pas Dite”, ku prezantuese është Fjodora Fjora. Dyshja patën një situatë të pakëndëshme gjatë transmetimit, e cila përfundoi deri në debat dhe kunja kundrejt njëri-tjetrit.
Fjodora Fjora e pyeti Ronaldo Sharkën, nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuarit në emisionin e tij, të cilët sipas saj përcjellin antivlera. Ajo e pyeti gjithashtu nëse është moderatori që bie në nivelin e tyre, apo të ftuarit rriten në nivelin e Ronaldos.
Gjatë diskutimit në studio, moderatorja në një moment i harroi emrin Ronaldos, duke e pyetur atë nëse “Kush është ky Ronaldo Sharka.”
Pjesë nga debati:
Ronaldo Sharka: Po krahason Ronaldo Sharkën dhe Ardit Gjebrean. Ardi Gjebrea…
Fjodora Fjora: Ju vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Ma shpjegoni dot çfarë përfaqëson ky?
Ronaldo Sharka: Kush?
Fjodora Fjora: Ronaldo Sharka?
Ronaldo Sharka: Ronaldo jam unë.
Fjodora Fjora: Thashë sepse na habite tani, thashë se po flasim për një njeri të cilin e ke pasur të ftuar.
Ronaldo Sharka: Nuk ka problem. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ua harroj emrat por gjithsesi.
Fjodora Fjora: Të kërkoj shumë ndjesë, por ngjaqë po diskutonim disa emra…
Ronaldo Sharka: Ska problem, mosha bën të vetën.
Fjodora Fjora: Patjetër, mosha bën të vetën ke të drejtë.
© Panoramaplus.al
