Ndonëse një ditë pushimi, Luana Vjollca tregoi dje se ka qenë në xhirime për një projekt të ri, të cilin nuk e ka zbuluar ende.

Moderatorja kishte zgjedhur të lëvizte me një “Ferrari” dhe të gjitha këto i ndau me fansat nëpërmjet postimeve në Instastory.

Por, pas xhirimeve, Luana ka marrë një surprizë të hidhur! Makinës së saj i ka ndodhur një incident, pasi në foton që ajo publikoi, vihet re që një person i ka thyer të gjithë xhamin e përparmë të “Ferrari-t”.

“U qyqa, kush e bëri këtë?!”, shkroi Luana krahas fotos.

Ende nuk dihet nëse makina është e saj apo ka qenë pjesë e projektit të ri që moderatorja ka xhiruar.

Mbetet të presim detaje të tjera që ajo mund të ndajë me ndjekësit.
© Panoramaplus.al
