16 Maj, 2019

“Kush do ta vrasë Pamela Andeson?”, 51-vjeçarja shfaqet provokuese në… (FOTO)


Aktorja e njohur amerikane, Pamela Anderson, është shfaqur së fundmi në kopertinën e revistës së njohur, “Vogue”.

51-vjeçarja ka realizuar tri kopertina të ndryshme për numrin e qershorit të “Vogue Czechoslovakia”, ku shfaqet provokuese dhe seksi.

Ndërkohë kryetitulli i kopertinës së saj është: “Kush do ta vrasë Pamela Anderson?”.

“Vogue” çekosllovak ka sqaruar në rrjetin social “Instagram” se, shërbimi fotografik është frymëzuar nga filmi ikonik çek i viteve ’60, “Kush do ta vrasë Jessie-n?”.

Ndërkohë në intervistën shoqëruese, Pamela Anderson, sot e angazhuar me organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve shprehet: “Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat. Është autoriteti që s’më pëlqen”.

© Panoramaplus.al