Këngëtari i njohur Valton Krasniqi është infektuar me koronavirus.
Ai ndau lajmin me ndjekësit në një postim në Instagram, ku u shpreh se nuk e kishte besuar se ekzistonte COVID-19.
Këngëtari publikoi një foto nga shtrati i spitalit dhe apeloi ndjekësit të ruajnë veten, familjen dhe miqtë e tyre.
“Tani mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë nuk e kam besuar këtë virus. Bëni kujdes, ruani veten, familjen dhe shoqërinë tuaj. Zoti ju ndihmoftë,”- shkroi Valton Krasniqi, krahas fotos.
Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe simptomave që ka.







