Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka nisur pushimet me dy fëmijët e saj, Ajka dhe Amen.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të ëmbla me të vegjlit e saj.

“Amen 👑
Pajtohuni me Zotin.
Lëvizni me Zotin
Fund me Zotin
Kurrë mos dysho Zotin”- ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

Nga imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, Xhensila duket shumë e lumtur krah fëmijëve të saj, ndonëse babai i tyre, Bes Kallaku nuk është me ata.

Çifti i thanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare disa muaj më parë, ndërsa tashmë janë në proces divorci.


© Panoramaplus.al

