Ai është një nga ata meshkujt më muskulozë të showbizz-it dhe kushedi sa femra ka bërë për vete me paraqitjet e tij seksi.
Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili është bashkëshorti i këngëtares së njohur, Nora Istrefi. Çifti në fjalë ka një vajzë të quajtur Renee.

Por me postimin e bërë së fundmi nga Roberti në “Instastorie”, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij. Nuk është ashtu siç mund të mendoni!

Duke parë fizikun e tij të palestruar dhe me muskuj, kuptohet se Berisha e frekuenton shumë palestrën. E këtë e ka treguar edhe me foton që ka publikuar në “Instastorie”, ku shpreh dashurinë për të.

“Kur u takuam për herë të parë nuk e mendova që do të ishe kaq e rëndësishme për mua”, shkruan Robert Berisha në postimin e tij teksa ka postuar në foto ambientet e palestrës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
