Princi William ka qenë një fëmijë i “tmerrshëm”. Madje edhe mbretëresha Elizabeth i ankohej Princit Philip se nipi i tyre kishte dalë kontrollit, shkruan Tina Brown në librin e saj “The Palace Papers”.

“Kur ishte i pakënaqur, shprehej: Kur të jem mbret, do të vendos një rregull të ri që…”, shkruan Broën.
Sipas autores së librit, kur nëna e tij e ndjerë Diana dhe Charles u kthyen nga një turne mbretëror në Kanada në vitin 1983, William përplaste tavolinat dhe abazhurët, thyente gjithçka në sy të tyre.
“Kur ishte katër vjeç, ai i thoshte dados së tij Barbara Barnes: Askush s’mund të më thotë se çfarë duhet të bëj! Kur të jem mbret, do të të dënoj”, shkruan autorja.

Megjithatë, rreth moshës gjashtë vjeç, William filloi të ndryshonte sjellje. Teksa rritej, ai u bë i besuari i nënës së tij, Dianës.
Pas një mosmarrëveshjeje mes prindërve të tij, William i hodhi nënës së tij një fasoletë poshtë derës së banjës duke i thënë: “E urrej kur të shoh të trishtuar”.
“Ai e kuptonte Dianën më shumë se Harry, por e idealizoi atë më pak,” shkruan Brown. “Ai ishte i vetëdijshëm për jetën e saj të paqëndrueshme të dashurisë. Ai e dinte që tabloidët ia bënin jetën ferr, por gjithashtu e dinte se ajo kishte bashkëpunuar me ta.”


