Elita Rudi ka reaguar mbrëmjen e djeshme ndaj të gjitha komenteve negative dhe bullizmit që u bëhet grave shtatzëna.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Elita shkruante se kjo ishte një gjë shumë e ulët dhe se nëse njerëzit nuk e pëlqejnë një person, kanë mundësinë të mos e ndjekin atë.

“Njerëzit janë shumë të pasjellshëm ndaj grave shtatzëna ditët e sotme. Po shoh nonstop komente të tilla nëpër foto të grave shtatzëna: ‘Kur po ki me pjell?’; ‘Hajde mo lind mo’ ; ‘Pse pe qet barkun?’; ‘Pse pe mshef barkun?’; ‘Pse pe man barkun?’; ‘Thu veq ti ki bo fmi’
Stop bullizmit ndaj secilit person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek veq mundesh mos me e ndjek mo!

Meqë ra fjala, unë kom me lind kur t’i boj 9 muj të plota ishalla don zoti! Qaq duhet për me pas një shtatzani të shëndetshme për mu dhe bebin. Për juve që i uroni lindje të hershme një nane, ishalla ju fal zoti!”- shkroi moderatorja.

Në fund, ajo zgjodhi të publikonte një foto të ëmbël, ku tregonte barkun e madh të rrumbullakosur dhe dorën e saj si edhe të djalit mbi të.

Elita është shtatzënë me fëmijën e dytë, pasi ajo është edhe nënë e një djali të vogël, të cilin bashkë me bashkëshortin e saj, Gjikon, e kanë pagëzuar me emrin Zëri.


