Justin Bieber është shprehur se do të dëshironte të mos kishte bërë seks përpara se të martohej me Hailey Baldwin.

Duke folur në serine tij të re në “The Biebers on Watch”, këngëtari kanadez u pyet nëse do të dëshironte të ndryshonte diçka në jetën e tij nëse do të kthehej pas në kohë.
Ndërsa Bieber u përgjigj se nuk pendohej për asgjë, u shpreh: “Nëse do mund të kthehesha mbrapa dhe të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë.”

Ndërsa foli në kamera, përkrah bashkëshortes së tij 26-vjeçar shtoi se: “Ndoshta tingëllon si çmenduri. Seksi mund të shkaktojë një lloj konfuzioni kur jeni seksualisht aktiv me këdo. Është e vërtetë, ndoshta do ta kisha ruajtur veten për martesë.”
Ndërkohë modelja u shpreh: “Nuk e di nëse do të thoja të njëjtën gjë, por ne kishim përvoja të ndryshme në … gjithçka. Por jam dakord me faktin se kryerja e marrdhënieve seksuale me dikë mund t’i bëjë gjërat më konfuze.”
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

