30 Janar, 2018

Kur gjërat e bukura bëhen në fshehtësi! Çdo fundvit e gjen Agron Llakajn duke…


Bërja publike e bamirësive nga personazhet e njohur ka qenë gjithnjë një temë debati, me një palë që shprehet se bamirësia nuk duhet reklamuar dhe me një palë tjetër që pretendon se bërja publike e bamirësive ndihmon në ndërgjegjësimin e më shumë njerëzve.

Por teksa debati vijon, së fundmi është bërë e ditur se në qetësi të plotë dhe pa kurrëfarë publiciteti, aktori i humorit dhe moderatori i “Al Pazar”, Agron Llakaj lumturon çdo fundvit banorët e vendlindjes së tij, Memaliajt.

Siç është bërë e ditur në emisionin radiofonik “Chaud Patate”, Llakaj shkon në Memaliaj çdo fundvit dhe përveçse i argëton me të qeshura banorët, u paguan atyre edhe borxhet, në mënyrë që çdo familje të ketë mundësinë të shijojë siç duhet darkën e ndërrimit të viteve. /Xing.al/

© Panoramaplus.al