23 Nëntor, 2023

“Kur e merr malli…”- E largoi nga mbesa, nëna e Ledrit i hedh “kunja” Sarës për Poem Blu (Foto)


Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë ndarë është lajmi që prej kohësh po bën bujë në median rozë.

Megjithëse dyshja kanë vendosur të heshtin, ka qenë vetë menaxheri i artistit, Faton Shoshi i cili tha për “Prive” se Ledi dhe Sarë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre duke treguar që vajza e tyre Poem Blu tashmë është e vetmja gjë që i lidh ata, ndonëse më vonë u aludua se të gjithë këtë “dramë” çifti po e bëjnë për vëmendje.

Pas këtyre lajmeve së bashku me të bijën, Sara udhëtoi drejt Gjermanisë ku jetojnë edhe prindërit e saj duke u angazhuar në projekte të ndryshme dhe për tu larguar nga situata e krijuar.

sara hoxha4

Mirëpo mesa duket ajo që e ndien më së shumti mungesën e Poem Blu është nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila përmes një postimi në Instagram ka treguar se shpesh herë flet në “videocall” me Poin.

Krahas fotove të publikuara në InstaStory, nëna e këngëtarit ka bërë edhe disa shkrime që mesa duket ka “thumbuar” influenceren e cila e ka larguar atë nga mbesa e saj.

Lajmet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës filluam të qarullojnë pasi kjo e fundit nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Nga ana tjetër edhe një mbështetje përmes një postimi në rrjetet sociale mungoi nga ana e Ledrit, ndryshe nga nëna e tij, e cila tregoi se e mbështet influenceren.

Të pakta ishin edhe fotot që dyshja publikuar me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërsa në një moment me përjashtim të njërës Ledri i fshiu nga llogaria e tij në Instagram të gjitha fotot me Sarën.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me lidhjen e tyre, pasi mesa duket dyshja kanë vendosur që mos të flasin për këtë pjesë.

sara hoxha (3)

sara hoxha ledri vula3

sara hoxha (2)

sara hoxha ledri vula6

sara hoxha2

ledri vula sara hoxha (9)

ledri vula sara hoxha (5)

© Panoramaplus.al