Futbollisti i njohur shqiptar, Armando Broja, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Kampionët”.
Gjatë emisionit moderatorja Marina Vjollca e intervistoi futbollistin me disa pyetje që kolegët e tij i kishin drejtuar. Por pyetja e cila e mbylli këtë rubrikë ishte nga nëna e tij që shkruante: “Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi të bëjmë një dasmë tradicionale.” I vënë në siklet Armando Broja nuk mundi të thotë gjë tjetër veçse të shprehej me “ua”.
Ishte moderatori Gentian Zenelaj, i cili e nxori Armandon nga situata duke thënë: “Një herë erdhi në studio dhe e martuam djalin”.
Por teksa i ka ardhur një pyetje nga Kristjan Asllani i cili thot: “Çkemi Broja, Asllani jam. More po më është mbushur instgrami me mesazhe me gocat. Më ndihmon dot? Si ta zhbllokoj?” Broja i përgjigjet: “Shiko mirë, gjej një vajzë që e pëlqen edhe mami”. Përgjigjje e cila na lë të kuptojmë se për futbollistin mendimi i mamit për partneren e ardhshme është shumë i vlefshëm.
Jeta personale e futbollistëve po zgjon kureshtjen e të gjithëve kohët e fundit, por Armando duket se nuk ka ende diçka për të na thënë mbi jetën e tij private. Kujtojmë që Broja është një nga lojtarët më të talentuar të Kombëtares Shqiptare si edhe futbollisti më i dashur nga tifozët. Kjo eshtë vënë re edhe gjatë Europianit 2024.
29 Qershor, 2024

