Kapiteni i Interit Mauro Icardi ende shpreson që të marrë një ftesë për në botërorin “Rusi 2018”, teksa përfshirja në listën paraprake prej 35 lojtarësh i ka rritur besimin.

Por 25-vjeçari nuk shihet me sy të mirë tek Argjentina, prandaj Sampaoli mund të vendosë ta lërë jashtë sulmuesin zikaltër, kur të përpilojë listën përfundimtare me 23 lojtarë.

E në rast se nuk shkom në Rusi, me kombëtaren argjentinase, Icardi mesa duket ka edhe një plan B. Po këtë herë nuk bëhet fjalë për punë, por për pushimet verore.

Ka qenë kunata e tij, Zaira Nara, e cila ka zbuluar sekretin e Icardit. Gjatë një interviste për “TeLeFe”, ajo ka thënë se së bashku me kunatën dhe Wandën do të nisin një tur ekskursioni në kontinentin e Afrikës. Një gjë e tillë ndodh gjithnjë nëse kapiteni i Interit nuk shkon në Botëror.

“Nëse ai nuk shkon në Botërorin e Rusisë, atëherë do të bëjmë këtë udhëtimin e kontinentit. Do ta fal veten pasi bashkëshorti im nuk është këtu, dhe është mirë që Maouros t’i plotësohet kjo dëshirë”, ka zbuluar Nara.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
