29 Prill, 2018

Kumbaro dhe Kodheli, të pandara


Këtë të enjte nuk kishte seancë parlamentare dhe paparazzi ynë ka gjurmuar politikanët në vende të tjera, jo siç bën zakonisht, tek oborri i Parlamentit.

Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ka gjetur në një bar në shoqërinë e deputetes Mimi Kodheli, me të cilën shihen shpesh bashkë.

Ndërkohë, Kumbaro ishte në takim me disa botues të njohur, kështu që ish-ministres së Mbrojtjes, me siguri, i është dashur të dëgjojë diskutime të gjata mbi librat.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al