14 Korrik, 2018

Kujt i ngjan më shumë Ajka, Besit apo Xhensilës? Olsi shuan kureshtjen (Foto)


Ditën e djeshme Xhensila Myrtezaj solli në jetë vajzën e saj dhe të aktorit Bes Kallaku, se cilës i vunë emrin e veçantë, Ajka.

Të gjithë fansat e çiftit të njohur ishin kurioz që ta shihnin të voglën e tyre, por Besi dhe Xhesila zgjodhën që të mos e ekspozojnë imazhin e saj, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e mediave, për të mos bërë publike asnjë foto të së voglës, pa miratimin e tyre.

Por nëse fansat e tyre janë kurioz të dinë se kujt i ngjan më shumë Ajka, miku i çiftit, aktori Olsi Bylyku, ka treguar se ajo i “ka këput kokën të atit”.

Në një postim që ka bërë në Instastory, teksa ka shpërndarë foton e Besit, duke i uruar ata për vajzën, ka shkruar edhe për ngjashmërinë mes Besit dhe Ajkës së vogël.

© Panoramaplus.al