1 Korrik, 2025

Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale


Shumë prej barnave që përdorim çdo ditë , qoftë me recetë apo pa të,  mund të shkaktojnë efekte anësore të zakonshme si marramendje apo shqetësime në stomak. Por ajo që shpesh anashkalohet është ndikimi që ato mund të kenë në jetën seksuale, si te burrat ashtu edhe te gratë.

Efektet anësore seksuale janë të larmishme dhe mund të përfshijnë:

Ulje të dëshirës seksuale

 

Vështirësi në arritjen ose mbajtjen e ereksionit

 

Probleme me ejakulimin

 

Thatësi vaginale dhe dhimbje gjatë marrëdhënies

 

Vështirësi në arritjen e orgazmës

Cilat ilaçe mund të ndikojnë në seksualitetin tuaj?

Sipas ekspertëve, grupet më të zakonshme të barnave që lidhen me efekte të tilla janë:

Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, përfshirë diuretikë dhe frenues alfa/beta

 

Konkurrentët e H2, që përdoren për refluksin dhe ulçerën

 

Barna antiepileptike, që ndikojnë në funksionet nervore

 

Disa ilaçe për sëmundjen e Parkinsonit

 

Antidepresivët dhe ilaçet për shëndetin mendor, veçanërisht ato të klasës SSRI dhe antipsikotikët

 

Antihistaminikë dhe dekongjestantë, të përdorur për ftohje dhe alergji

 

Ilaçe hormonale, për trajtimin e kancerit të prostatës apo gjirit

 

Ilaçet për rënien e flokëve (në formë orale), të cilat mund të ulin libidon dhe të përkeqësojnë cilësinë e spermës

Çfarë duhet të bëni?

Nëse keni vënë re ndryshime në jetën tuaj seksuale që përkojnë me fillimin e një medikamenti të ri, mos e injoroni këtë shenjë. Flisni menjëherë me mjekun tuaj. Në shumë raste, mjeku mund të ndryshojë trajtimin ose të rekomandojë një alternativë pa efekte të tilla.

Kujdes: Mos ndërprisni kurrë ilaçet pa këshillën e mjekut, edhe nëse mendoni se po ju dëmtojnë seksualisht. Vetë-mjekimi ose ndërprerja e papritur mund të përkeqësojë gjendjen tuaj shëndetësore.

© Panoramaplus.al