Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi prej disa muajsh është zhdukur nga rrjetet sociale.

Dhe ajo ka një arsye të fortë për vendimin e marrë. Burime për Prive, raportojnë se këngëtarja është shtatzënë për herë të parë.
Sipas burimeve, Shkurte Gashi është në 10-javëshin e fundit të shtatzënisë dhe pret një djalë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, ajo është shkëputur nga muzika dhe që prej 15 qershorit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja e ka mbajtur shumë të fshehtë shtatzëninë dhe mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.


