Kejvina Kthella ka realizuar një fotosesion e veshur me fustan nusërie. Ish-velina dukej mahnitëse me fustanin e bardhë, që i vinte në pah gjoksin e saj bombastik.
Por ndjekësit kanë vënë re një detaj në dorën e saj dhe e akuzuan për photoshop. Në një prej fotove Kejvina Kthellës i mungon tatuazhi në krahun e saj.
“Diku me tato në krah, dhe diku jo, si? ?”- i komentoi ndjekësja.
“Waaaaaaa hahahah unë se kisha vënë re ?”- iu kthye Kejvina Kthella.
Ndërsa ndjekësja shtoi: “Ma mori mendja ??”
Ish-velina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here ndan me ndjekësit foto provokuese, ku nuk ngurron të ekspozojë asetet e saj.


















