7 Nëntor, 2023

Ku ndryshon Ben Affleck nga të gjitha lidhjet e saj të kaluara, Jennifer Lopez: Ai më bën të ndihem më e bukur se kurrë dhe…


Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez së fundmi në një  intervistë për “Vogue” ka folur për dallimin mes martesës së saj më aktorin Ben Affleck dhe lidhjeve të saj të kaluara.

Këngëtarja e cila rinisi romancën e saj me aktorin në fillim të vitit 2021 duke u martuar më pas në 2022 ka zbuluar se ka një ndryshim të madh lidhja e saj me Ben duke i krahasuar me lidhjet e saj të kaluara.

Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time. Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes. Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot”-tha këngëtarja.

Kujtojmë që dyshja u ribashkuan në 2021 pas ndarjes së tyre të bujshme në 2004-ën. Më pas Ben u martua më Jennifer Garner nga 2005 deri në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021.

Së fundmi një burim nga “In Touch” tha se Ben dhe Jennifer janë shumë të dashuruar me njëri- tjetrin, pavarsisht se kanë një presion të madh me angazhimet e punës gjithashtu edhe se janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes nga mediat.

© Panoramaplus.al