23 Tetor, 2020

Ku është barku? Shtatzënë në muajin e pestë, Afërdita pozon e veshur me bikini dhe mahnit me format


Pak kohë më parë, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, zbuluan nëpërmjet një videoje se do të bëheshin prindër për herë të parë.

aferdita dreshaj (3)

Ata organizuan një festë të bukur, ku treguan edhe gjininë e bebushit: një djalë.

aferdita dreshaj (1)

Edhe pse tani është në muajin e pestë të shtatzënisë, Afërdita duket në super formë dhe barku pothuajse nuk bie në sy fare.

aferdita dreshaj (2)

Përmes postimeve në Instagram, Afërdita na ka dëshmuar se këtë periudhë po e shijon në maksimum dhe ka vazhuar me të njëjtin aktivitet si më parë. Ajo ka treguar se çdo ditë ushtrohet në palestër për trupin e saj dhe sigurisht që të gjithë këtë po e bën me miratimin e mjekut.

aferdita dreshaj (4)

Së fundmi, dyshja po shijon pushimet në Miami, nga ku fotot dhe videot e bukura nuk mungojnë në rrjete sociale.

aferdita dreshaj (5)

E veshur me bikini, Afërdita i ka mahnitur ndjekësit sërish, pasi barku i saj është pothuajse i sheshtë.

aferdita dreshaj (6)

© Panoramaplus.al