1 Prill, 2021

Kryepeshkopi përgënjeshtron deklaratën e Meghan Markle për celebrimin me Princin Harry tri ditë para dasmës: Nëse do ishte kështu, do kisha kryer një krim të rëndë


Gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, Meghan Markle tha se ajo dhe Harry i shkëmbyen betimet 3 ditë para dasmës së tyre zyrtare, në maj të vitit 2018, raporton “The Sun”.

meghan markle princi harry (1)

Por kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby, i cili i celebroi, e ka përgënjeshtruar diçka të tillë, duke thënë se ai do të kishte kryer një krim të rëndë nëse do të kishte nënshkruar certifikatën e martesës atë ditë, duke e ditur se ishte e rreme. Megjithatë, ai pranoi se u takua me çiftin paraprakisht në një mjedis privat.

meghan-markle-nuovo-lavoro-1526976933

Gjatë intervistës së gjatë me Oprah Winfrey, në fillim të këtij muaji, Meghan tha:

Ne u martuam 3 ditë para dasmës sonë. Askush nuk e di këtë gjë. Por ne thirrëm kryepeshkopin dhe thamë: ‘Shikoni, kjo gjë, ky spektakël është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh.

meghan markle princ harry (1)

Kështu që betimet i kemi shkëmbyer kur kemi qenë vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e Canterbury.

meghan markle princi harry (2)

Ndërsa së fundmi, kryepeshkopi tha për gazetën italiane “La Repubblica”:

Unë u takova me Dukën dhe Dukeshën e Sussex disa herë në një mjedis privat përpara ceremonisë zyrtare të shtunën më 19 maj 2018. Ajo ditë ishte dita e martesës.

Prince-Harry-Meghan-Markle-758x426

Nëse do ta kisha nënshkruar certifikatën në një ditë tjetër, do të kisha kryer një krim të rëndë. Martesa u festua më 19 maj. Por unë nuk do të them çfarë ndodhi në takimet tona të tjera.”

rs_1024x759-180519113848-1024.5reception-prince-harry-meghan-markle-royal-wedding

Gazeta “The Sun” publikoi një kopje të certifikatës së martesës së Princit Harry dhe Meghan, e cila tregonte se çifti ishin martuar legalisht në Kalanë e Windsor.

prince-harry-meghan-markle-royal-wedding-afp-_625x300_1526736010910

Dokumenti mbante datën 19 maj 2018 dhe tregonte emrat e Princit Charles dhe nënës së Meghan, Doria Ragland si dëshmitarë.

© Panoramaplus.al