14 Maj, 2025

Kryen marrëdhënie s*ksuale para kamerave, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti i japin fund garës për çmimin e madh! Çfarë ndodhi me konkurrentët në Ferma VIP


Dy konkurrentët e Ferma Vip, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, së fundmi kanë lënë përfundimisht garën për çmimin e madh.

Ishte Alba e para e cila në prime-n e kaluar kërkoi të dilte nga ferma, një vendim që u bë fakt i kryer 24 orë më mbrapa.

Ajo çfarë befasoi publikun ishte ikja e banorit tjetër, Limit, i cili e la lojën vetëm pak orë pasi u largua konkurrentja me të cilën ai kishte krijuar një romancë, që ditëve të fundit duket se nuk po shkonte mirë.

E ndërsa Alba e mori vendimin për të dalë me arsyetimin se nuk duronte më sjellen që Limi bënte ndaj saj, ky i fundit u shpreh pas daljes se:

Nuk po duroja dot më, dua të dal, të vazhdoj jetën time, jetën normale, punët e mija. Kam shumë përgjegjësi jashtë dhe duhet të ikja sezbën,” u shpreh ai.

Kujtojmë që Alba dhe Limi kanë qenë në qendër të vëmendjes në Ferma VIP, pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.

 

© Panoramaplus.al