Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm e ka pirë kafen buzë Vardarit, ndërsa ka qenë nën shoqërinë e gazetares së “Europa e Lirë”, Zerijeta Jahjaga.

Në një postim të bërë në profilin e saj në “Facebook”, Kryemadhi shkruan: Zerijeta Jahjaga është gazetare e “Europa e Lirë”. Ishte kënaqësi që sot kafen e mëngjesit e ndava me të buzë Vardarit. Është bukur të dëgjosh politikë, analizë dhe emocion nga zëri, zemra dhe mendja e një gruaje. Mos u bëni xheloz, nuk është aleance femrash.

© Panoramaplus.al

