Pas dy viteve larg ekranit dhe intervistave, Vesa Vllasaliu rikthehet me një rrëfim të hapur dhe të sinqertë.

E ftuar në emisionin Prive, ajo vendosi të sqarojë të gjitha spekulimet që qarkullonin rreth jetës së saj private. Me buzëqeshje dhe energji pozitive, Vesa tregoi çdo detaj, duke mos lënë asgjë pa zbuluar.
Biseda u përqendrua kryesisht tek romanca e saj e përfolur dhe kapitulli më i ri i jetës. Ajo ndau momentet e para me Mirlind Dakun dhe tregoi se si u shfaq shkëndija mes tyre.
“Ne kemi qenë në dasmën e Adrit dhe Ilirianës, jemi takuar aty, ai ka bërë një video me mua. Më shkruante çdo ditë pastaj, më kushtonte vëmendje dhe unë kam pas qejf që të më kushtonin vëmendje dhe kjo ka qenë pika kur ka nisë të më pëlqejë”, tha ajo.
Por emocionet më të mëdha erdhën kur Vesa foli për faktin se prej dy muajsh ka marrë rolin më të bukur në botë: të jetë nënë. Përvoja e mëmësisë e ka mbushur me lumturi të papërshkrueshme dhe e ka bërë më të hapur dhe të sinqertë se kurrë.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur, është ëndrra me e madhe që kam pas që të jem nënë. Ma ka plotësu dëshirën zoti dhe kam një vajzë shumë të mirë”, tha ajo.
Megjithatë, mediat rozë kishin përhapur zëra për një krizë në çift. Vesa mohoi kategorikisht çdo lajm për ndarje, duke sqaruar se nuk kanë qenë kurrë larg njëri-tjetrit. Veprimi i famshëm i “unfollow” në rrjetet sociale ishte vetëm një impuls momental, i kapur nga mediat si një dramë e madhe.
“Ja, kemi hequr njëri-tjetrit follow-n, ishim të inatosur, dhe në atë moment e hoqëm, por pastaj menjëherë bëmë follow prapë. Dikush e pa shumë shpejt dhe filluan të thonë ‘kushedi sa kohë e kanë hequr’, ndërkohë që ne kishim vetëm 2-3 minuta. Menjëherë u përfol se ishim ndarë, por ne nuk jemi ndarë kurrë që nga momenti që kemi nisur të flasim. Ndonjëherë shkruajmë dhe keqkuptohemi, sidomos unë, që nuk di të shprehem mirë në shqip. Ndonjëherë nervozohet ai, ndonjëherë unë, por më shumë ndikon distanca që nuk kuptohemi,” sqaroi modelja.
Sot, çifti vazhdon të jetojë i lumtur dhe i bashkuar, tashmë si një familje e kompletuar.
© Panoramaplus.al










