Mbrëmjen e së premtes këngëtarët Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj ndezën skenën në sheshin “Skënderbej”, për të pritur më pas kantautorin shqiptar Ermal Meta dhe Eugent Bushpepën.

Por nga fotot e siguruara nga “Panorama Plus”, duket se Meta dhe Bushpepa janë takuar me njëri-tjetrin, para ngjitjes së tyre në skenë.

Shtrëngim duarsh e përqafime, kështu ishte takimi dy artistëve që morën pjesë në “Eurovizion”, Ermali duke përfaqësuar Italinë dhe Eugenti, Shqipërinë.

Ndërkohë kujtojmë se Ermali gjatë konferencës për shtyp një ditë më parë, tha se i vinte turp që juria italiane nuk i kishte dhënë asnjë pikë Bushpepës. Madje ai shtoi se kishte bërë edhe sherr me njërin prej tyre.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
