25 Nëntor, 2023

Krisje mes familjes së Luizit dhe Kiarës? Ja kush mungoi në festën e organizuar nga çifti


Luizi Ejlli dhe Kiara Tito së fundmi kanë ndarë me publikun lajmin e shumëpërfolur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtari shkodran përmes një kënge dedikuar të vogël së tij të titulluar “Frymë”, ku ndanë me ndjekësit momentin që ata e morën vesh lajmin e bukur.

Në disa fragmente të këngës, çifti treguan festën e organizuar për të zbuluar gjininë e të voglës së tyre, ndërsa kishin ftuar disa nga miqtë dhe familjarët e tyre për tu bërë pjesë e kësaj ditë kaq të veçatë për ta.

Kira luiz

Mirëpo ajo se çfarë ra në sytë e publikut ishte mungesa e familjes së Luizit në këtë festë, pasi as nëna e tij dhe as motra me bashkëshortin nuk ishin të pranishëm për ta përkrahur fizikisht këngëtarin në një ditë kaq të rëndësishme për të.

Nga ana tjetër ajo se çfarë u vu re ishte mungesa e babait dhe vëllait të Kiarës në këtë festë, ndryshe nga nëna e moderatores e cila po qante me lot gëzimi.

Megjithatë akoma nuk dihet arsyeja se pse familja e këngëtarit dhe babai i Kiarës nuk ishin të pranishëm për ti mbështetur fizikisht çiftin në ditën e tyre më të rëndësishme.

Kiraaa

Nuk dihet nëse shkak për mungesën e tyre është bërë largësia apo marrëdhënia mes familjeve nuk është e mirë.

Kjo nuk është hera e parë që familja e Luizit nuk e përkrah këtë të fundit në ditët e tij më të rëndësishme, pasi edhe në celebrimin e dashurisë me Kiarën gjatë finales së “BBV” asnjë nuk ishte aty i pranishëm megjithëse të gjithë ndodheshin në Shqipëri.

Kiara Luizzz

luiz ejlli kiara tito (2)luiz ejlli kiara titoluiz ejlli kiara tito1luiz ejlli kiara tito3

© Panoramaplus.al