Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se është krisur marrëdhënia e Heidi Baçit me Bora Zemanin, pas pushimeve të dy vajzave në jug të Shqipërisë.

Aludimet për krisjen e raportit të dy kunatave” filluan të qarkullonin pasi vajzat nuk e kishin “folloë” njëra-tjetrën në Instagram.
Ditën e sotme Heidi ka folur rreth këtyre lajmeve gjatë një interviste në emisonin “Wake Up”.
Ish-konkurrentja iu dha fund aludimeve, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Borën, teksa tha se nuk i ka bërë “follow” sepse nuk merret shumë me rrjetet sociale.
“I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”- tha Heidi.
“Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?” e pyeti moderatorja, ndërsa Baçi tha: “Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.”
© Panoramaplus.al
