Jeremy Meeks është krimineli më seksi në botë. Ai dhe e fejuara e tij miliardere, Chloe Green, thuhet se janë ndarë pas një grindjeje në Dubai.

“Daily Mail” shkruan se burime pranë tyre janë shprehur se trashëgimtarja e “Topshop”-it është nisur me avion për në shtëpinë e saj vetëm në Monako.
Ndërkohë modeli 35-vjeçar u nis për të festuar në Los Angeles. Gjithashtu është vënë re se Chloe, vajza e miliarderit Philip Green, në dy fotot e fundit në “Instagram” është shfaqur pa unazën e saj të fejesës.

Ky duket se është si një mesazh se marrëdhënia e tyre prej 18-muajsh është e tensionuar. 18 shkurt ka qenë data që çifti doli për herë të fundit në publik në “Cavalli Club” në Dubai, ku modeli e la partneren e tij vetëm.
Burimi ka shtuar për “Daily Mail”: “Këto ulje-ngritje janë pjesë e çdo marrëdhënieje, por zakonisht gjërat rregullohen, veçanërisht kur njëra nga palët vlen aq shumë para. Pres që ta zgjidhin këtë situatë”.

“Jeremy ishte në shpirtin e festës duke kërcyer dhe duke folur me të tjerët. Ndërsa Chloe zëre se nuk ishte aty. Fillimisht qeshnin për fotografët, por më pas gjërat u tensionuan gjatë natës. Ata patën një grindje dhe Jeremy doli nga klubi i natës pa Chloe-n. Ajo duket që u mërzit dhe u largua pak më vonë me një shoqe. Chloe e kishte unazën e fejesës në Dubai”, është shprehur një prej të ftuarve në festë.



