Ana dhe Kevini janë dy nga banorët të cilët nisën një romancë brenda formatit të Big Brother Vip Kosova, ndonëse modelja u skualifikua nga loja, Kevini vazhdon ende qëndrimin e tij në shtëpi.

Mirëpo së fundmi ish i dashuri i Anës ka reaguar me një videomesazh drejtuar produksionit edhe ndjekësve.
Djaloshi i quajtur Ozi ka sqaruar raportin që ka pasur me banoren teksa ka shtuar se kur Ana u bë pjesë e formatit lidhja e tyre ishte ende e hapur.
“Unë dhe Ana ishim në fillimet e një lidhjeje, por pas sjelljeve të saj të pahijshme gjatë lojës, vendosa të tërhiqem pa bërë zhurmë. Megjithatë, pas daljes së saj, ajo filloi të përmendë emrin tim dhe të bëjë deklarata që nuk mund të lija pa përgjigje,” u shpreh ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se “Unë nuk kam tentuar asnjëherë të ngre ose të ul imazhin e Anës”.
“Çdo foto apo video që qarkullon është publikuar prej saj, jo prej meje. Unë nuk kam tentuar asnjëherë të ngre ose të ul imazhin e Anës.”
Lidhur me këtë deklaratë të tij reagoi dhe Kevini, i cili u shpreh se përtej gjithçkaje ai i beson Anës.
“Për këto çka ka ndodh me Anën. Unë e shoh te Ana atë që kam parë këtu, jo atë që ka ndodhur më herët. Unë i besoj Anës, ende, por s’mund të them a është apo nuk është ashtu”, tha ai.
Kujtojmë që familjarët e Anës treguan se nuk ishin dakord me këtë zgjedhje të saj dhe i dërguan një letër që ajo ta linte shtëpinë.
Ana e refuzoi kërkesën e familjarëve dhe më pas pati një telefonatë me motrën e saj e cila e këshilloi të luante vetëm dhe të distancohej nga Kevini.
Në një nga prime-t ishte nëna e Kevinit ajo e cila i bëri një surprizë djalit të saj duke u futur në shtëpi për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo për të vazhduar rrugëtimin e nisur.
“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.
Ana i’i përgjigj nënës së Kevinit duke i thënë se problemi i familjarëve nuk ishte djali i saj por atyre nuk u kishte pelqyer hyrja e Anës në BBV që në fillim me pretendimin se ishte e re dhe mund të gabonte.
“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana
Ndër të tjera nëna e banorit shtoi se ju uron atyre të kalojnë mirë dhe nëse s’ju ecën dashuria le të mbeten shokë.
“Shijojeni se kjo është një experience dhe një kujtim jete, nese nuk ju ecën në dashuri mbetuni shokë. Kështu e ka jeta” tha ajo
© Panoramaplus.al
