Bruno, është një nga konkurrentët më të përfolur gjatë këtij sezoni në “Përputhen” për shkak të takimeve të shpeshta që ka zhvilluar me vajzat e kastit.

Takimet e para ai i nisi me Mikelën, më pas me Alvisën, Efin dhe së fundmi edhe me Florjanën.

Gjatë takimeve të zhvilluara me Efin, Bruno është shfaqur gjithmonë më i afërt duke i treguar edhe publikut se mes tyre ka lindur diçka.
Por, me debatet e shumta dhe mjaft të shpeshta të zhviluara edhe në studio, dyshja vendosir t’i ndërpresë takimet duke e lënë disi “peng’ marrëdhënien e sapo nisur.
Së fundmi, Bruno ka shfaqur një tjetër interes për njërën nga vajzat dhe bëhet fjalë për Florjanën, me të cilën ka patur takime javëve të fundit.
Në takimin e mëparshëm, Florjana e priti Brunon në shtëpi, ndërsa këtë herë, Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë.
Duke i shprehur pëlqimin e tij, Bruno i tha Florjanës se do të jetë në “Për’puthen” vetëm për të dhe nuk ka interes për asnjë vajzë tjetër.
Bruno: Deklarohem për ty në atë studio!
Fjorjana: Edhe unë do të fokusohem vetëm te ty!
Bruno: Jam ndjerë më mirë se çdo herë tjetër
Florjana: Nëse kjo gjë shkon mirë, pse nuk e vazhdojmë jashtë?
Nisur nga kjo deklaratë e tij, në studio pati diskutime të shumta ku vajzat Mikela dhe Efi u shprehën se nuk besonin në ndjenjat e krijuara dhe sipas tyre e gjitha kjo është vetëm një lojë.

© Panoramaplus.al

