Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë padyshim një nga çiftet më të përfolura. Ndërsa së fundmi në mediat britanike ka qarkulluar një lajm ku theksohet se babai i të dashurës së Ronaldos ka qenë një trafikant droge.

Horhe Rodriguez aktualisht ndodhet në Argjentinë dhe është i sëmurë rëndë. Për kurimin e tij po kujdesen të afërmit e tij të cilët financohen nga Georgina dhe motra e saj Ivana. Ai në vitin 1980 u shpall fajtor për akuzën trafik i kokainës dhe kanabisit nga Spanja në Francë.

Dënimi i parë që kërkohej për babain e Georginës ishte 13 vite burg, por gjykatësit në fund vendosën për 11 vite dhe 120 mijë euro gjobë.
© Panoramaplus.al
