28 Nëntor, 2020

“Krenare që jam shqiptare”- Dua Lipa feston Ditën e Pavarësisë me flamurin shqiptar në krahë


Dua Lipa e ka treguar gjithmonë origjinën e saj dhe me sukseset e njëpasnjëshme në karrierën muzikore, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

dua lipa

Mëngjesin e sotëm , këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet me flamurin kuq e zi në krahë.

dua lipa (6)

Ajo zgjodhi pikërisht këtë foto për të uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

dua lipa (3)

28 nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi këngëtarja krahas fotove.

dua lipa (5)

Mbrëmjen e djeshme, Dua mbajti edhe koncertin virtual, të titulluar “Studio 2054”, në të cilin ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur.

dua lipa (7)

Ajo i mahniti të gjithë me performancën e mrekullueshme, por edhe look-u seksi që kishte zgjedhur nuk mbetet pas.

dua lipa (4)

© Panoramaplus.al