10 Dhjetor, 2020

“Krenar që më thërrasin Cekja Beratit”- Sejfulla Myftaraj zgjedh aktorin më të mirë dhe rrëfen detaje intime nga marrëdhënia me bashkëshorten: Nuk është xheloze


Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftaraj ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie të mirë me bashkëshorten e tij.

I ftuar në “AfterParty”, tregoi se ajo nuk është aspak xheloze për koleget dhe fansat e tij, madje as Cekja i Beratit nuk e xhelozon atë.

“As njëri, as tjetri nuk xhelozojmë. Bashkëshortja ime nuk e ka fare në karakter,”- u shpreh aktori humorit, teksa rrëfeu se seksi ka qenë më i mirë para martese.

Sejfulla Myftaraj tha se ndihet shumë krenar që e thërrasin “Cekja i Beratit”, ndërsa shtoi se është aktor “vetem në rol dhe jo ne jetën e përditshme”.

Gjatë intervistës, ai u vendos të zgjidhte mes Roza Latit dhe Natasha Selës, por Sejfulla Myftaraj u shpreh se të dyja janë të mira duke mos i ndarë dy aktoret e mirënjohura.

Kurse pyetjes se kush është aktori më i mirë, iu përgjigj me shaka: “Cekja i Beratit”.

Pjesë nga intervista:

Aktor në jetë apo në rol?

Sejfulla Myftaraj: Sigurisht që në rol

Cekja i Beratit apo Cekja i Skraparit?

Sejfulla Myftaraj: Jo i Skraparit, jam krenar që më thonë Cekja i Beratit

Rita Lati apo Natasha Sela

Sejfulla Myftaraj: Të dyja të mira

Bukuri apo inteligjencë

Sejfulla Myftaraj: Inteligjencë

Je ti më xheloz apo partnerja?

Sejfulla Myftaraj: As njëri, as tjetri

Bashkëshortja bëhet më shumë xheloze për koleget apo fanset?

Sejfulla Myftaraj: Absolutisht fare, nuk e ka në karakter xhelozinë

Seksi më i mirë para apo pas martese?

Sejfulla Myftaraj: E më i mirë është para martese (qesh).

Plotëso fjalinë: Aktori më i mirë shqiptar sipas meje është …

Sejfulla Myftaraj: Cekja i Beratit (qesh). Kjo ishte me humor

Plotëso fjalinë: Nëse do të ktheja kohën pas do ndryshoja …

Sejfulla Myftaraj: Pamjen, flokun, të më binte floku

Plotëso fjalinë: Roli i jetës sime është …

Sejfulla Myftaraj: Nuk e di unë kush është, se njoh këtë (qesh)

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al