Para disa ditësh, Rihanna ndau për të gjithë fansat lajmin se ishte në pritje të ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky do të bëhen prindër për herë të parë, por ende nuk e kanë zbuluar për publikun gjininë e foshnjës.

Gjatë ditës së djeshme, Rihanna u fotografua nga paparacët në rrugët e New York-ut veshur me një palë xhinse blu, dhe një bluzë të bardhë të ngjitur pas trupi që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ajo kishte zgjedhur gjithashtu një palë sandale me takë të cilat i shtonin shkëlqimin veshjes.
Rihanna, shoqërohej nga partneri i saj si dhe i vëllai, teksa po prisnin të darkonin në një restorant të zonës.

Sipas një burimi për “The Sun” kjo mbledhje familjare erdhi si një festë e organizaur nga ajo, lidhur me publikimin e albumit të radhës i cili pritet të dalë këtë vit.

Që nga viti 2016, ajo ende nuk ka publikuar asnjë album, dhe fansat po presin me padurimim promovimin e këngëtares.
Gjatë një intervistë të fundit për “Allure”, ajo është shprehur se:” Shtatzënia më bën të shikoj të jem më e qëndrueshme – me gjithçka, përreth.

Ju rikujtojmë se para disa kohësh ajo lançoi linjën e saj të veshjes të quajtur “Fenty Skin” dhe tanimë pritet që edhe “Fenty Beauty” që mban emrin e këngëtares pritet të ketë një sukses të garantuar.
© Panoramaplus.al

