Ndërsa bota është “izoluar” nga paniku i përhapjes së koronavirusit, Eurovizion ka marrë vendimin për zhvillimin e festivalit këtë vit.

“Me keqardhje të thellë duhet të shpallim anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Roterdam,”- njoftuan organizuesit e festialit më të madh të muzikës në Evropë.
Vendimi për aulimin u mor për shkak të pasigurisë së krijuar nga përhapja e COVID-19 si edhe kufizimet e vendosura nga autoritetet holandeze.
“Gjatë javëve të kaluara kemi hulumtuar për shumë opsione të mundshme që do të lejtonte që Eurosong të vazhdojë. Megjithatë, pasiguria e krijuar me shpërndarjen e COVID-19 nëpër Evropë – dhe kufizimeve të vendosura nga Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse dhe autoritetet Holandeze – do të thotë që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet me eventin e drejtpëdrejtë, siç është planifikuar”, thuhet në lajmërimin e EBU.
Eurovision pritet të mbahej në muajin maj, por EBU nuk dha asnjë informacion tjetër se kur do mbahet konkursi dhe nëse do jetë apo jo Holanda mikëpritëse e këtij eventi.
Përfaqësuese e Shqipërisë këtë vit ishte përzgjedhur këngëtarja Arilena Ara, e cila pak ditë më parë na prezantoi me versionin anglisht të këngës “Fall from the sky” që do këndonte në Eurovision.
© Panoramaplus.al
