Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos po planifikon të dhurojë 100 milionë dollarë për bankat ushqimore në të gjithë Amerikën, e cila po përballet me rënie ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Edhe në kohëra të zakonshme, pasiguria ushqimore në familjet amerikane është problem i rëndësishëm dhe për fat të keq COVID-19 po e forcon atë stres në mënyrë të konsiderueshme,”- shkroi Bezos në Instagram të enjten. “Miliona amerikanë po kthehen drejt bankave të ushqimit gjatë kësaj periudhe.”
Ndërsa më pas shtoi: “Feeding America do shpërndajë shpejt fondet në rrjetin e tyre ushqimor kombëtar të bankave të ushqimit, duke për bërë të mundur që familje të panumërta që kanë nevojë të marrin ushqim.”
Bezos është njeriu më i pasur në botë dhe ka një pasuri me vlerë 120 miliardë dollarë.
Feeding America është përgjegjëse për më shumë se 200 banka ushqimi që ushqejnë rreth 46 milionë njerëz në amerikë.
Ajo gjeneroi 2.9 miliardë të ardhura në vitin 2019. Përhapja e koronavirusit ka lënë pa punë rreth 10 milionë amerikanë në vetëm 2 javë.
© Panoramaplus.al
